
Inter harron si fitohet dhe nuk njeh sukses në 3 ndeshje radhazi.
Zikatërit barazuan 1-1 me Fiorentinën mbrëmjen e të dielës në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar në Firence.
Ekipi i Chivu e nisi takimin mjaft mirë pasi zhbllokoi shifrat pas vetëm 40 sekondash lojë. Ishte Pio Esposito që kaloi interistët në avantazh, duke dhënë idenë se detyra në transfertë do të ishte mjaft e thjeshtë, shkruan A2.
Mirëpo nuk rezultoi kështu. Pas golit të pësuar, Fiorentina u zgjua me Kean që goditi dhe shtyllën por fati nuk ishte në anën e tij.
Në fraksionin e dytë në momentin më mirë në minutën e 77-të, Ndour përfitoi nga një top i devijuar keq nga portieri Sommer duke barazuar shifrat ne 1-1.
Zikaltërit nuk u dorëzuan, por tentuan deri në fund për t’i marrë maksimumin sfidës, por gardiani De Gea ishte një mur i pakalueshëm. Pavarsisht tentativave të Interit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Një barazim që hap edhe një herë garën për titull në Serinë A. Aktualisht, Inter gjendet 6 pikë larg Milanit të vendit të dytë dhe 7 larg Napolit të vendit të tretë, dhe java tjetër mund të jetë decizive për ekipet, teksa kuqezinjtë luajnë me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa interistët presin Romën në San Siro. (A2 Televizion)