Portieri i Kosovës bën heroin, i pret penalltinë kapitenit të Juventusit dhe i mohon golin sulmuesit serb

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 22:43 | Futboll

Portieri i Kosovës bën heroin, i pret penalltinë kapitenit

Aro Muriç ishte heroi i ndeshjes Sassuolo-Juventus.

Portieri i Kosovës ishte më i miri i ndeshjes së përfunduar 1-1, pasi në minutat e fundit të saj u bë protagonist absolut.

Fillimisht, Muriç i priti penalltinë kapitenit të bardhezinjve, Manuel Locatelli, duke ruajtur barazimin, shkruan A2.

Disa minuta më pas, gjiganti dardan i mohoi golin edhe sulmuesit serb Dusan Vlahovic, i cili goditi bukur me kokë, por Muriç reagoi në mënyrë spektakolare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos