Flamurtari zhytet në vendin e fundit, trajneri italian i vlonjatëve në prag të shkarkimit

Nga Edi Ruçi
6 Shkurt 2026, 22:43 | Futboll

Flamurtari zhytet në vendin e fundit, trajneri italian i vlonjatëve

Trajneri italian Francesco Moriero mësohet se është drejt shkarkimit nga Flamurtari.

Sipas burimeve të A2CNN, tek Flamurtari kanë mbetur të zhgënjyer nga Moriero dhe duket se pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të tij.

Aktualisht, Flamurtari renditet në vend të fundit në Kategorinë Superiore.

Kuqezinjtë kanë një pikë më pak se Tirana dhe Bylis dhe 6 pikë më pak se Vora e vendit të shtatë.

Sot, Flamurtari u mposht në Vlorë me rezultatin 1-0 nga Egnatia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos