Analiza e Altin Rrakllit, eliminimi i Francës, rekordi spanjoll dhe favorizimet ndaj Messit

Nga Dea Kozma
15 Korrik 2026, 17:24 | Futboll

Nga eliminimi i Francës, te rekordi spanjoll dhe spektakli që presim sot në supersfidën Argjentinë-Angli.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare në një analizë të gjatë për A2 CNN, shpjegoi ku çaloi ekipi i De Shamp në atë që u quajt dhe një finale e parakohshme me Spanjën. Sipas tij, iberikët i kanë të gjitha gjasat për të bërë për vete trofeun botëror.

Rraklli bëri një koment dhe për spektaklin dhe emocionet që na presin sot në mbrëmje me ndeshjen tjetër gjysmefinale, Argjentinë-Angli. Legjenda kuqezi theksoi se Messi nuk e meriton trofeun edhe pse FIFA po përpiqet t’ia japi.

Kupa e Botës 2026, këtë edicion ka qenë spektakolare, 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe emocione deri në orët e para të mëngjesit. Tani ka mbetur për tu mësuar kundërshtari i Spanjës në finalen e 19 korriku që do të dalë nga fituesi i çiftit Argjentinë-Angli.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos