Fitorja e parë për Ancelotti-n, Brazili kualifikohet për në Kupën e Botës

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 10:29 | Futboll

Fitorja e parë për Ancelotti-n, Brazili kualifikohet për në

Brazili siguroi matematikisht një vend në Kupën e Botës 2026 me një fitore 1-0 kundër Paraguait në kualifikueset e Amerikës së Jugut, duke i dhënë trajnerit Carlo Ancelotti fitoren e tij të parë në krye të ekipit.

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, shënoi nga afër në pjesën e dytë, pas një aksioni të shkëlqyer nga mesfushori Matheus Cunha, i cili pritet t’i bashkohet Manchester United-it, shkruan A2 CNN. Fitorja, e para për Ancelottin pas barazimit 0-0 kundër Ekuadorit në debutimin e tij javën e kaluar, do të thotë se Brazili është kualifikuar tashmë në çdo edicion të Kupës së Botës.

“Na duhej të fitonim dhe të kualifikoheshim për Kupën e Botës”, tha Vinicius Jr. pas ndeshjes. “Tani trajneri do të ketë më shumë kohë për të punuar. Sigurisht që sot nuk ishte një nga paraqitjet tona më të mira, por gjëja më e rëndësishme është gjithmonë fitorja. Tani është koha për të festuar kualifikimin”.

Ndërkohë, Argjentina kampione në fuqi e botës, barazoi 1-1 në një ndeshje emocionuese kundër Kolumbisë në Buenos Aires. Sulmuesi i Liverpool-it, Luis Diaz, kaloi miqtë në epërsi me një gol të mrekullueshëm, duke kaluar tre mbrojtës përpara se të shënonte përballë portierit të Aston Villa-s, Emiliano Martinez.

Argjentina mbeti me 10 lojtarë 20 minuta para fundit kur mesfushori i Chelsea-t, Enzo Fernandez, u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rrezikshëm me takë të lartë ndaj kolumbianit Kevin Castano, shkruan A2 CNN. Megjithatë, skuadra e Lionel Messit arriti të barazojë nëntë minuta para fundit me golin e Thiago Almada-s, i cili luan për Lyon-in, duke e lënë Kolumbinë katër pikë larg vendit të shtatë, që mbahet nga Venezuela.

Ekuadori, ndjekësi më i afërt i Argjentinës, siguroi kualifikimin për turneun e verës së ardhshme në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, pas një barazimi 0-0 në transfertë kundër Perusë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos