Tare mbush arkat e Milanit, miliona euro për “tulipanin” holandez

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 10:20 | Futboll

Tare mbush arkat e Milanit, miliona euro për “tulipanin”

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit holandez Tijjani Reijnders nga Milan. 26-vjeçari shihet si pasuesi i Kevin De Bruynes, i cili pritet të largohet drejt Napolit gjatë merkatos së verës.

Kampioni i Anglisë ka paguar rreth 75 milionë euro për kartonin e Reijnders dhe ka nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare, shkruan A2 CNN.

Reijnders ishte një nga pikat kyçe të Milanit në dy sezonet e fundit, duke regjistruar 108 paraqitje me fanellën kuqezi, 19 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet.

Kalimi i tij te City sinjalizon nisjen e një epoke të re në mesfushën e Guardiolës, pasi largimi i De Bruynes — një prej ikonave të klubit — duket gjithnjë e më afër. Me këtë lëvizje, City synon të ruajë dominimin në Premier League dhe të rikthehet fuqishëm në garën për Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos