Franca mposhti Italinë me rezultatin 3-1 duke i marrë edhe vendin e parë në grup falë golavarazhit më të mirë.
Plot 3 gola u shënuan në 45 minutat e para në "San Siro", me “Gjelat” që e mbyllën pjesën e parë në avantazh me shifrat 2-1. Rabiot kaloi shumë shpejt në epërsi Francën, teksa pak minuta më pas portieri italian Vicario shkaktoi autogol, shkruan A2 CNN.
Italia reagoi me Cambiaso për të mbajtur gjallë shpresat për një rezultat pozitiv në ndeshjen e vlefshme për grupin A2 të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, Franca gjeti edhe golin e tretë me autor Rabiot që kompletoi edhe dopietën personale.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Izraeli mposhti Belgjikën 1-0. (A2 Televizion)