Tifozët Kuqezi kanë shpalosur një banderolë mjaft interesante për ndeshje Shqipëri-Çeki, në stadiumin ‘Air Albania’.
“Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej në banderolën e mbështetësve të përfaqësueses tonë në këtë takim, i cili shkon për llogari të ndeshjet së pestë në Nations League.
Ndërkohë në stadium ditën e sotme është shfaqur edhe kryeministri Edi Rama, për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare.
Rama ndodhet në stadium në shoqërinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani.
Kujtojmë se në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se janë të pranishëm afro 22 mijë tifozë.
(A2 Televizion)