FSHF ishte vënë në dijeni për dëmtimin, Sylvinho e donte me çdo kusht, Sivasspor reagon për Manajn

Nga Dea Kozma
14 Nëntor 2024, 12:11 | Futboll

FSHF ishte vënë në dijeni për dëmtimin, Sylvinho e

Sylvinho e donte me çdo kusht, ndërsa Sivasspor me qëndrim zyrtar për Rei Manaj. Sulmuesi kuqezi nuk mundi t’ia dilte për dy ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ndonëse mori edhe një ftesë nga trajneri Sylvinho.

Pas kontrollove mjekësore në Tiranë, u kuptua se 27-vjeçari nuk mund të luante për shkak dëmtimi. Për këtë reaguar dhe klubi i Sivasspor, nëpërmjet një deklarate zyrtare ku ka shkruar se kombëtarja shqiptare ishte vënë në dijeni për situatën e Manajt, që para udhëtimit të futbollistit, shkruan A2.

Ai kishte pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor dhe në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, përcaktohej se lojtarit i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.

Përveç kombëtares shqiptare, futbollisti do të humb dhe dy javë nga kampionati turk përkatësisht ndeshjet ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes.

Sulmuesi kuqezi menjëherë pas kthimit në Turqi, i është nënshtruar fazës së rikuperimit dhe gjendja e tij është në kontroll të vazhdueshëm të mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos