Tre skuadra shqiptare dominojnë futbollin në Maqedoninë e Veriut. Njësoj si gjatë sezonit të kaluar, edhe tani në krye të klasifikimit janë Struga, Shkupi dhe Shkëndija.
Gara për titullin kampion është e hapur, me tetovarët e vendit të tretë në kuotën e 44 pikëve, që kanë vetëm 4 pikë distancë nga Struga kryesuese.
Shkëndija humbi disi terren pas barazimit pa gola me Voska-n në shtëpi, ku futbollisti më në formë i kuqezinjve, Erald Çinari, humbi edhe një penallti.
Gjithsesi gara mbetet e hapur dhe kur kanë mbetur ende dhjetë javë për tu luajtur, secila nga tre ekipet shqiptare ka shanse të mëdha të shpallet kampione. (A2 Televizion)