
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, tha se Shqipëria mund të provojë të bëhet skuadra e parë që i shënon gol Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës, kur të përballen të dielën në “Air Albania”.
“E rëndësishme është që ne të luajmë mirë dhe meqë Anglia nuk ka pësuar asnjë gol deri tani, pse jo, të mos jemi ne të parët që t’i shënojmë”, tha kapiteni në konferencë për mediat, përcjell A2 CNN.
I pyetur për sulmuesin më në formë të momentit, Harry Kane, Gjimshiti tha se Anglia nuk është vetëm ai. “Sigurisht është një lojtar i fortë. Harry Kane lëviz shumë, nuk qëndron kurrë afër portës. Është shumë e vështirë të luash kundër tij. Duhet të bashkëpunojmë sa më mirë për t’i ndalur”, shtoi ai. (A2 Televizion)
