
Kristjan Asllani i dha biletën e "playoff"it Shqipërisë me golin e tij ndaj Andorrës.
Pas ndeshjes, mesfushori i Torinos tha se e ndjente që goditja e tij do të shkundte rrjetën, shkruan A2.
"E ndjeva se do ishte gol. U gëzuam të gjithë. Vuajtëm në pjesën e parë. Ata po luanin 4-4-2, kështu që unë dhe Shehu kishim pak hapësira. Nuk po e çonim dot te sulmuesit topin. Çunat që u futën nga stoli na ndihmuan dhe nisëm të luanim me topa pas shpine. Jemi të lumtur sepse e dimë rëndësinë e kësaj fitoreje", tha Asllani.
"Trajneri Sylvinho thjesht na komplimentoi, nuk na tha asgjë tjetër. Nesër do analizojmë ndeshjen", shtoi mesfushori.
(A2 Televizion)
