Gazetari Ervin Baku duke analizuar fitoren e Spanjës përballë Argjentinës në finalen e madhe të botërorit, theksoi se triumfi i iberikëve ishte plotësisht i merituar dhe “haku shkoi te i Zoti”.
I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Baku theksoi faktin që Argjentina nuk e goditi asnjëherë portën kundërshtare.
“Për herë të parë në historinë e finaleve botërore, që nga 82-shi e këtej, një ekip si Argjentina nuk goditi një herë portën gjatë 90 minutave, ishte një anti-futboll. Më erdhi mirë që Spanja fitoi, e dominoi plotësisht nga A-ja te Zh-ja, më vjen mirë që fitoi Spanja sepse fitoi futbolli, spektakli, një grup që ka fituar gjithçka, nga 17-vjeçarët, 19-vjeçarët te 21-vjeçarët. Fitoi me meritë të plotë 16 vjet më pas, të njëjtin cikël. Nuk humbi Argjentina, por fitoi Spanja. Ai krijon një ekip që të asgjëson. Të gjithë janë gëzuar sepse të gjithë e duan drejtësinë, sepse Argjentina është mësuar pak të bëjë padrejtësi. Fitoi futbolli”, tha Baku. (A2 Televizion)