Igli Tare te Milani? Merret vendimi për drejtorin sportiv të klubit

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 14:46 | Futboll

Igli Tare te Milani? Merret vendimi për drejtorin sportiv të klubit

Milan do të zgjedhë drejtorin e ri sportiv që do të përfshihet në organikën e klubit brenda 15 ditësh.

“Corriere dello Sport” shkruan se pas shqyrtimit të kujdesshëm emri më i nxehtë është ende ai i Fabio Paraticci, i cili përvojën si drejtor e ka të madhe falë bashkëpunimit me klube si Juventus dhe Tottenham. Paraticci është i skualifikuar që nga marsi i vitit 2023 për shkak të pezullimit që mori pas skandalit që goditi Juventusin, shkruan A2.

Pashkët do të na njohin me drejtorin e ri sportiv të Milanit, teksa në garë mbetet edhe Igli Tare. Shqiptari është konkurrenti i vetëm i denjë për këtë përkufizim i Paraticci, por avantazhet e këtij të fundit janë të dukshme edhe sepse ish-sulmuesi i Shqipërisë ishte zgjedhje e Ibrahimoviçit, ndërkohë që fjalën e fundit mbi postin vakant e ka ekskluzivisht Furlani dhe kjo dallohet edhe në faktin se vetë Ibra ka një ndikim gjithnjë e më të pakët si në vendime, ashtu edhe në raport me skuadrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos