Kriza e rezultateve te Chelsea u konfirmua edhe në Kupën e Ligës. Blutë e Londrës u mposhtën 1-0 nga Middlesbrough, në sfidën e parë gjysmëfinale.
Një rezultat historik ky për vendasit që nuk fitonin apo nuk i shënonin Chelseat prej vitit 2006. Disfata u shoqërua me zemërimin e tifozëve, që nisën të kontestonin ekipin e tyre.
Armando Broja i aktivizuar nga stoli ishte mes futbollistëve të paktë që u afruan në tribunë, aty ku Tiago Silva po përballej me tonet aspak miqësore të disa fansave.
Gjithsesi, situata kaloi pa incidente, duke bërë që Broja dhe lojtarët e tjerë të largoheshin shpejt drejt dhomave të zhveshjes. (A2 Televizion)