“Humbje që dhemb”, Sylvinho: Sot shumë skuadra e studiojnë Shqipërinë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 23:40 | Futboll

“Humbje që dhemb”, Sylvinho: Sot shumë skuadra e

Trajneri Sylvinho nuk e bën dramë humbjen që Shqipëria pësoi ndaj Çekisë me rezultatin 2-0, e vlefshme për kompeticionin e Nations League.

Pasi e cilësoi si një “humbje që të bën të ndihesh keq”, braziliani vlerësoi edhe njëherë ekipin, duke shtuar se djemtë kanë një rrugë të gjatë përpara dhe do të jenë gati për eliminatoret e Botërorit.

“Pashë një Çeki të motivuar. Ata janë një skuadër e fortë në luftën e ajër. Morëm një gol të shpejtë që na ndryshoi lojën. Sot shumë skuadra e studiojnë Shqipërinë. Duhet të përmirësohemi, kjo është jeta. Në këtë moment na mungojnë 3-4 lojtarë, por ne duhet të ecim përpara dhe të vlerësojmë të gjithë futbollistët që kemi. Është një humbje që na bën të ndihemi keq. Çdo gjë është e hapur, por ne duhet të përmirësohemi pasi për fazën e eliminatorëve duhet të jemi gati. Nuk më pëlqen ky element ne fituam me Ukrainën dhe ishim mirë, pastaj humbëm me Gjeorgjinë dhe jemi keq”, tha Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos