I frymëzuar nga Guardiola, Spalletti nis modernizimin e përfaqësueses italiane 

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 12:35 | Futboll

I frymëzuar nga Guardiola, Spalletti nis modernizimin e

I frymëzuar nga Pep Guardiola, me një skemë të re loje dhe me synimin që të modernizojë përfaqësuesen e Italisë.

Në këtë mënyrë, trajneri Luciano Spalleti prezantoi miqësoren e kësaj të enjteje ndaj Venezuelës. Sfida që do të luhet prej orës 22:00, është e para në turneun amerikan për të kaltrit.

Tekniku paralajmëroi se “ekipi rrezikon të turpërohet” nëse nuk hyn me mentalitetin e duhur në fushë. Ndeshja tjetër do të jetë ajo e së dielës kundër Ekuadorit.

Në këto dy miqësore, Spalleti do të eksperimentojë me skemat e ekipit, që nga 4-3-3 do të kalojnë në 3-4-2-1 ose 3-2-4-1.

Sipas analistëve, ky ndryshim është frymëzuar nga Manchester City i Guardiolës, pasi më parë trajneri i “axurrëve” kishte folur për taktika që ndihmojnë lojën të jetë e rrjedhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos