Kualifikueset për “Euro 2025”, shpresat përballen me Finlandën në Arenën Kombëtare

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 12:23 | Futboll

Kualifikueset për “Euro 2025”, shpresat përballen me

Jo vetëm kombëtarja e madhe, por këtë të premte në fushë do të zbresin dhe shpresat e Alban Bushit. 21 vjeçaret kuqezi përballen me Finlandën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” .

Skuadra mbylli përgatitjet dhe është gati për takimin nesër në stadiumin Arena Kombëtare me sfidën që në nis në orën 17:00.

Më pas, kuqezinjtë do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës U-21, që do të luhet sërish në kryeqytet. Hyrja në të dyja këto ndeshje do të jetë falas.

Kombëtarja U-21 ndodhet në grupin E së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Malin e zi dhe Armeninë.

Deri më tani Shqipëria U-21 ka luajtur pesë takime dhe ka grumbulluar nëntë pikë duke u renditur në vendin e tretë dhe këto dy ndeshjet e radhës për ecurinë e kuqezinjve në Euro 2025.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos