I riktheu në Superiore, Elbasani largon Nevil Deden

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 14:30 | Futboll

I riktheu në Superiore, Elbasani largon Nevil Deden

Përmbushja e objektivit duke e rikthyer klubin pas 9 vitesh në Kategorinë Superiore, duket se nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Elbasanit, që të vijojnë të mbajnë teknikun Nevil Dede në pankinën verdheblu edhe për sezonin e ri në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi i Elbasanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njofton se ka ndarë rrugët me Deden, duke e arsyetuar largimin e teknikut me mungesën e dakordësisë për planet e sezonit të ri në Superligë.

AF Elbasani dëshiron te njoftoje te gjithë opinionin futbolldashës ne Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjenden ne vija te përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhoje te dy palët dakordesuan ndërprerjen e kontratës se përbashkët. AF Elbasani i përcjell falënderimet me te sinqerta trajnerit për te gjithë kontributin e dhënë sezonin e shkuar si trajner i skuadrës ne përmbushjen e objektivave dhe i uron suksese te mëtejshme ne karrierën e tij!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos