Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 17:41 | Futboll

Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar. Letra është adresuar si për klubin rrogozhinas, ashtu edhe për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në mesazhin e tij, Infantino përgëzon Egnatian për suksesin historik, duke e cilësuar këtë si një arritje të madhe që vjen si rezultat i përkushtimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit futbollistik.

"Ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Është një dëshmi e punës së palodhur, vendosmërisë dhe shpirtit të skuadrës që ka karakterizuar klubin gjatë gjithë kampionatit," shkruan Infantino.

Presidenti i FIFA-s shfrytëzoi gjithashtu rastin për të falënderuar Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos