Trajneri më i suksesshëm, Real Madrid zyrtarizon largimin e Carlo Ancelottit

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 17:54 | Futboll

Trajneri më i suksesshëm, Real Madrid zyrtarizon largimin e Carlo

Carlo Ancelotti nuk do të jetë më trajner i Real Madridit. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi ka njoftuar zyrtarisht largimin e teknikut italian.

65-vjeçari  lë ''Los blancos'' pas katër vitesh teksa në epokën e dytë si madrilen u bë trajneri që ka fituar më shumë trofe me Real Madrid, plot 15 të tillë.

Ai fitojë gjithçka me galaktikët ku veçohen 3 Kupa Evropiane, 3 Kupa Botërori për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 tituj La Liga, 2 tituj Kupa e Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Për Ancelottin nuk ka koha për pushime pasi tani fokusi do të jetë të puna e tij e re, atë të drejtimit të kombëtares braziliane. Ndërkohë te Real pritet që të hënën të prezantohet Xabi Alonso si trajner i ri i skuadrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos