Napoli shpallet kampion i Italisë, nuk mjafton fitorja e Interit

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 22:48 | Futboll

Napoli shpallet kampion i Italisë, nuk mjafton fitorja e Interit

Kampionati italian i futbollit ka ulur siparin me Napolin që u kurorëzua kampion i Serie A për herë të katërtën në historinë e tij.

Napoletanët fituan në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit me rezultatin e pastër 2-0 duke sjellë dhe festën e mijëra tifozëve brenda stadiumit “Maradona”, por edhe jashtë tij.

Golat për vendasit u shënuan nga McTominay dhe Lukaku, në një ndeshje ku miqtë nuk është se e vunë shumë në vështirësi portën e vendasve.

Interi ndërkohë që shpresonte në një gabim të napoletanëve, fitoi në transfertë ndaj Comos 0-2, por renditja përfundimtare i la një pikë larg djemve të Contes.

Megjithatë, Interit do t’i duhet të ruajë forcat dhe mentalitetin pasi një javë më vonë do të duhet të luajë për finalen e Champion përballë PSG. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos