Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në verën e vitit 2028. Pas pritjes së gjatë dhe spekulimeve të shumta, drejtoria sportive e "Djallit" më në fund nis një epokë të re, e cila pritet të sjellë ndryshime të thella në strukturën e klubit.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme, por Tare tashmë mund të nisë punën. Detyrat e para janë të shumta dhe të rëndësishme: nga gjetja e trajnerit të ri, te rinovimet e kontratave problematike, e deri te merkatoja hyrëse që do të zhvillohet në kushtet e mungesës së të ardhurave nga UEFA. Një tjetër sfidë do të jetë menaxhimi i largimeve të mundshme, ku klubi do të përpiqet të maksimizojë përfitimet financiare.
Një sfidë e madhe, por edhe një mundësi frymëzuese për të rindërtuar një Milan fitues, pas një sezoni të dështuar. Me Taren në krye, Rossonerët synojnë të rikthehen aty ku e kanë vendin, në majat e futbollit evropian. (A2 Televizion)