8 gola në dy ndeshje, 17-vjeçarët e Shqipërisë humbin thellë edhe ndaj Gjermanisë

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 21:49 | Futboll

8 gola në dy ndeshje, 17-vjeçarët e Shqipërisë humbin

Kombëtarja kuqezi U-17 ka pësuar një tjetër humbje të thellë në grupin A të Kampionatit Evropian, duke u mposhtur 0-4 nga Gjermania në “Elbasan Arena”. Pas disfatës 4-0 në ndeshjen hapëse ndaj Portugalisë, kjo ishte humbja e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, duke çuar në tetë numrin e golave të pësuar në dy takime.

Gjermanët shënuan me Mensah në minutën e 7-të, Staff në të 20-ën, Mike në të 65-ën dhe Oteng-Mensah nga penalltia në të 85-ën. Shqipëria pati një rast të artë për barazim në minutën e 14-të, por portieri gjerman ndali Kullën dhe Shejin, shkruan A2 CNN.

Tashmë kuqezinjtë renditen në fund të grupit pa asnjë pikë dhe gol të shënuar. Sfida e radhës do të jetë ndaj Francës më 25 maj, sërish në Elbasan, ku Shqipëria do të kërkojë një reagim për të shmangur një tjetër rezultat zhgënjyes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos