
Interi fitoi me vuajtje me rezultatin 1-0 ndaj Lecce dhe u shpall "kampion dimri".
Pio Esposito ishte heroi i zikaltërve mbrëmjen e së mërkurës, teksa u fut nga stoli në minutën e 57-të, ndërkohë që në të 78-tën tundi rrjetën, shkruan A2.
Në këtë ndeshje nuk ishin të disponueshëm për Leccen mesfushorët shqiptarë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, i pari për grumbullim kartonësh dhe i dyti për shkak dëmtimi.
Me fitoren e ngushtë, Interi shkon në +6 nga Napoli, që barazoi në shtëpi ndaj Parmës 0-0. (A2 Televizion)