Kupa e Shqipërisë kthen derbin, hidhet shorti për çerekfinalet

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 14:53 | Futboll

Kupa e Shqipërisë kthen derbin, hidhet shorti për

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë rezervoi përballje të forta.

Spikat derbi Tirana-Dinamo mes 4 çifteve të shortuara ditën e martë, shkruan A2, por nuk mbetet pas edhe sfida Elbasani-Partizani.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 shkurt dhe ato të kthimit më 4 mars.

Për fazën gjysmëfinale do të ketë sërish short.

Shorti për çerekfinalet e Kupës:

Teuta - Egnatia

Tirana - Dinamo City

AF Elbasani - Partizani

Bylis - Vllaznia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos