Publikohen pamjet nga transferimi i të burgosurve të rrezikshëm nga Durrësi në Fier

Nga Elitjona Doko
15 Janar 2026, 09:10 | Kronikë

Publikohen pamjet nga transferimi i të burgosurve të rrezikshëm

A2CNN ka siguruar pamjet e transferimit të disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Në mbështetje të këtij "operacioni" kanë qenë forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Burgjeve.

Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos