Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 07:34 | Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një

Një agjent federal qëlloi dhe plagosi një emigrant në Minneapolis, në qytetin ku një oficer i imigracionit vrau një grua një javë më parë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se incidenti shkaktoi përleshje të reja midis protestuesve dhe forcave të rendit.

Në një deklaratë, Tricia McLaughlin, zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, tha se agjentët federalë po përpiqeshin të arrestonin një burrë venezuelian që ndodhej ilegalisht në vend.

"Kur e kapën, ai filloi të rezistonte dhe të sulmonte dhunshëm oficerin", McLaughlin raportoi se persona të tjerë iu bashkuan sulmit. Në këtë pikë, oficeri qëlloi, duke e goditur burrin venezuelian në këmbë. Të dy u dërguan në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos