Ylli i kombëtares në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë, Sylvinho: Sa i përket Brojës, nuk e di ende

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 12:22 | Futboll

Ylli i kombëtares në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë,

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë me dije që Armando Broja është ende në vlerësim për ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë.

“Sa i përket Brojës si sulmues qendror, nuk e di ende. Ai ka një muaj e gjysmë që është jashtë fushave, javën e kaluar luajti dy minuta, nuk e di ende. Do t’i vlerësojmë lojtarët se në çfarë gjendje janë. Duhet të përshtatemi me situatën dhe lojtarët që kemi këtu, të hyjnë në fushë ata lojtarë që vënë kundërshtarin në vështirësi”, tha trajneri.

Sylvinho theksoi ndikimin e lojtarëve që janë aktivizuar, duke veçuar Nedim Bajramin dhe Uzunin, të cilët patën një performancë të shkëlqyer kundër Andorrës. “Kemi tre ditë stërvitje dhe do t’i shikojmë,” shtoi ai, duke treguar se vendimet për formacionin përfundimtar kundër Polonisë do të bazohen te gjendja fizike dhe taktike e ekipit.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos