Ditë historike për talentin shqiptar, debuton me Bayern Munchen

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 19:04 | Futboll

Ditë historike për talentin shqiptar, debuton me Bayern Munchen

Sot ishte një ditë historike për një futbollist të ri shqiptar.

Bëhet fjalë për Erblin Osmanin, 16-vjeçarin shqiptar i cili jo vetëm u grumbullua për herë të parë me ekipin e parë të Bayern Munchen, që u përball me Union Berlin, por edhe debutoi me gjigantët bavarezë.

Erblin Osmani është një mesfushor me origjinë nga Gjilani, që është pjesë e Bayern Munchen U-19. I lindur në Gjermani, ai është po ashtu pjesë e ekipit U-17 të Gjermanisë.

Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të afrohet nga moshat e Shqipërisë apo Kosovës në të ardhmen.

Me ekipin U-17 të Bayern ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos