
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, ku sipas njoftimit të policisë, një mjet bujqësor pa targa është përplasur me një motomjet. A2 CNN raporton se nga përplasja ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës Ismail Dervishi 70 vjeç.
Policia e qarkullimit rrugor ka ndaluar drejtuesin e mjetit bujqësor shtetasin Mesut Malko 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal ku humbi jeton 70-vjeçari.
Aksi rrugor në fjalë ka qarkullim të dendur dhe problematikë të shtuar pasi kalon nëpër zona të banuara si dhe një numër të lartë motoçikletash.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)