
Aktivistja Suela Koçibellinj zbuloi në emisionin “Sepse” nga Arestina Skënderi, në A2CNN, që deri tani nuk ka lajme për bonus për personat me aftësi të kufizuar.
“Para dy ditësh ishim në takim me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Fushë-Krujë. Vitin e kaluar ka marrë edhe prindi, edhe fëmija një bonus. Kanë qenë 15 mijë lekë të reja. Lajmi i ri ishte se akoma nuk e dinë nëse do të kenë apo jo bonus këtë vit”, tha Koçibellinj.
“Edhe nga Bashkia nuk e dinin, por thanë që presin për një lajm të mirë në ditët në vijim. Deri më tani, nuk ka lajm”, shtoi aktivistja.
(A2 Televizion)