Gratë “bëjnë punën” e burrave! Anglia fiton Kampionatin Europian

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 21:02 | Futboll

Gratë “bëjnë punën” e burrave! Anglia fiton

Aty ku burrat dështuan për dy herë radhazi, gratë ia dolën. Kombëtarja e Anglisë për femra fitoi Kampionatin Europian duke mundur në finale Spanjën, me penallti. Skuadra e fermave shpallet kështu kampione e Europës për herë të dytë radhazi, duke marrë hak për humbjen në finalen e Botërorit 2023.

Për krahasim, Kombëtarja e meshkujve ka humbur finalet e dy Europianëve të fundit, atë të vitit 2020 (të luajtur në vitin 2021) kundër Italisë dhe atë të vitit 2024 kundër Spanjës, shkruan A2 CNN.

Pas një ndeshjeje të fortë që përfundoi 1-1 pas kohës shtesë, fitorja erdhi pas penalltive, ku Chloe Kelly realizoi goditjen vendimtare.

Anglezet nisën vrullshëm takimin, me Alessia Russo që rrezikoi herët, por Cata Coll reagoi në kohë. Megjithatë, Spanja kaloi në avantazh në minutën e 30-të me një gol të bukur me kokë nga Mariona Caldentey pas një krosimi të Ona Batlle. Për më tepër, Anglia humbi Lauren James për shkak të një dëmtimi, e cila u zëvendësua nga Chloe Kelly.

Pikërisht Kelly asistoi për golin e barazimit, duke dërguar një kros në zonë që Russo e ktheu në gol me kokë në minutën e 55-të. Pas një shtytjeje nga të dyja skuadrat, koha shtesë nuk solli gola.

Në penallti, Spanja gaboi me Salma Paralluelo, ndërsa Kelly e mbylli finalen duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë, një arritje që nuk ndodhte që nga viti 2013. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos