Milani dështon për Jasharin, gati pista e re për Taren

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 23:46 | Futboll

Milani dështon për Jasharin, gati pista e re për Taren

Milan dhe Javi Guerra nuk e kanë humbur kurrë kontaktin, por tashmë "flirti" mund të riniset seriozisht. Faji? I Ardon Jasharit, me transferimin e të cilit drejt kuqezinjve që po merr përmasa telenovele.

Por edhe pista spanjolle nuk është pa pengesa. Sipas asaj që raporton gazeta AS, Valencia nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mesfushorin 22-vjeçar, i cili është nën kontratë deri në qershor 2027. Klubi spanjoll kërkon ta mbajë dhe është i hapur për të rinovuar marrëveshjen aktuale, shkruan A2 CNN.

Guerra është një nga alternativat kryesore për mesfushën në rast se dështojnë përfundimisht përpjekjet për të sjellë Jasharin në Milano. Gjithsesi, edhe në këtë rast ka shumë pikëpyetje – përfshirë vullnetin e vetë lojtarit. Ai ka refuzuar ofertën e parë për rinovim, por ka lënë të hapur derën për negociata të mëtejshme me Valencian. Një sinjal që nuk ndihmon shumë Milanin të shpresojë në ndonjë ulje çmimi, pasi spanjollët e vlerësojnë kartonin e tij mbi 25 milionë euro.

Kuqezinjtë kishin bërë një tentativë që në fund të muajit qershor, por oferta prej 20 milionë eurosh (me bonuset e përfshira) nuk u pranua nga Valencia. Megjithatë, interesi i hershëm i Milanit mund të shërbejë si avantazh nëse Guerra vendos të ndryshojë strategji dhe të shtyjë për një largim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos