Shkodra do të mirëpresë për herë të parë Kampionatin Evropian të Minifutbollit për priftërinj. 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë me radhë, nga data 5-9 Shkurt ne Pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit, po kryen përgatitjet e fundit, ndërkohë që drejtimi i kësaj skuadre i është besuar nje emri të njohur të futbollit shkodran dhe shqiptar Armando Cungu.
Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe promovon qytetin e Shkodrës në të gjithë Evropën. (A2 Televizion)