Pas barazimit spektakolar në derbin e Italisë, Juventus u ndal sërish këtë herë në barazim 2-2 nga Parma. Zonja e Vjetër nuk mori më shumë se një pikë në Alianz Stadium duke humbur dhe më shumë terren ndaj Napolit që tani më shkon në 7 pikë diference nga bardhezinjtë.
Miqtë befasuan që në fillim me Del Prato ndërsa McKennie iu përgjigj në minutën e 31. Miqtë rikthyen avantazhin me Sohm pas një gabimi në mbrojtje nga Danilo.
Në pjesën e dytë, ekipi nga Torino u hodh i gjithi në sulm dhe Weah vendosi sërish barazpeshën. Edhe pse dy ekipet tentuan deri në fund për të marrë maksimumin, asgjë nuk ndryshoi.
Atalanta bëri detyrën duke mundur me rezultatin 2-0 Monzën. Begamaskët shënuan dy gola në pjesën e dytë dhe bënë për vete tre pikë të rëndësishme.
Fillimishte ishte Samardzic dhe pas tij Zappacosta që me golat e tyre i siguruan fitoren Atalantës dhe ngjitjen të vetëm në vendin e tretë në klasifikim pas 10 javësh.
Më herët, Inter mundi 3-0 Empolin në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Serie A dhe mbetet në ndjekje të Napolit kryesues.
Zikaltërit dominuan takimin me shumë raste para portës ndërsa për vendasit vështirësua u bë dhe me e madhe kur Goglikidze u ndëshkua me karton të kuq dhe la Empolin me 10 lojtarë.
Në fillim të pjesës së dytë, Inter arriti të zhbllokojë rezultatin falë golit të Davide Frattesi. 25 vjeçari realizoi dhe golin e dytë për interistët duke hipotekuar kështu fitoren.
Deri në fund kishte kohë dhe për Lautaro Martinez që la dhe firmën e tij dhe vulosi fitoren 3-0. Pas këtij triumfi, Inter është në kuotën e 21 pikëve, 4 larg Napolit kryesues. (A2 Televizion)