Pas triumfit në Kupën e Italisë, Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 ndaj Bolonjës, në një ndeshje me shumë emocione, gola por pa një fitues.
Vendasit e nisën fuqishëm dhe kaluan në avantazh që në minutën e dytë men Calafiori. Një gol që çekuilibroi tërësisht zonjën e vjetër që 9 minuta më vonë u ndëshkua dhe me golin e dytë me një goditjeje me kokë nga Castro.
Edhe fillimi i pjesë së dytë ishte njësoj me të parin me Kalifiori që realizoi dhe golin e tretë dhe u duk se vulosi fatin e sfidës.
Megjithatë bardhezinjtë reaguan vetëm në fund dhe bënë një rikuperim spektakolar brenda tetë minutave lojë.
Fillimisht Chiesa në të 76 rihapi sfidën, Kur u duk se gjithçka kishte përfunduar radha ishte e Milik dhe Yildiz që të linin firmën e tyre dhe të mbyllnin 90 minuta me shifrat 3-3.
Një rezultat që nuk ndikon aspak në pozitat që këto ekipe kanë në klasifikim. Juventus ka blinduar vendin e katërt me kuotë të barabartë pikësh me Bolonjën e vendit të tretëm, 68 pikë por ekipi i Tiago Motos ka golavarazhin më të mirë. (A2 Televizion)