Pasi fituan titullin kampion në Premier League, Mançester City tani është bërë protagonist jashtë fushës së blertë. “Qytetarët” kanë menduar të surprizojnë një vogëlushe 5 vjeçare e cila që në lindje ka patur probleme me shtyllën kurrizore.
Në ditën e saj të lindjes, skuadra e ka vizituar në shtëpinë e saj së bashku me trofeun e fituar së fundmi.
Një gjest i tillë i ka emocionuar tifozët anembanë botës ku ajo që bie më shumë në sy është fytyra e lumtur e tifozes pesë-vjeçare, dashuria e së cilës për City po e ndihmon vogëlushen të kalojë betejën e saj me këtë sëmundje. 5 vjeçarja do t’i nënshtrohet operacionit të shtatë të jetës së saj të re këtë verë dhe nëse kalon dhe ketë pengesë te fundit, ajo pothuajse ia doli. (A2 Televizion)