Kategoria Superiore/ Elbasani dhe Partizani ''në luftë'' për një vend në “Final 4”

Nga Dea Kozma
25 Prill 2025, 14:00 | Futboll

Këtë fundjavë, futbolli shqiptar do të japë verdiktet finale. Në javën e fundit të fazës së rregullt, llogaritë janë të hapura nga mbijetesa tek një biletë për në “Final 4”.  

Elbasani do të udhëtojë në kryeqytet përballë Partizanit me synimin e vetëm për ta mbyllur në vendin e katërt. Ekipi i Ivan Gvozdenovic luan për dy rezultate, barazim apo fitore, pasi ka avantazhin e ndeshjeve direkte.

Në tre takimet e luajtura këtë sezon mes Elbasanit dhe Partizanit, dy janë mbyllur në barazim, ndërsa ndeshjen e fundit verdheblutë e fituan 2-0 në Elbasan Arena. Megjithatë, “Demat” mund të shfrytëzojnë faktorin fushë, pasi dueli këtë herë luhet në Arenën e Demave dhe si ndeshja e sezonit për ekipin e kuq, pritet që tifozët të jenë lojtari i 12 për skuadrën në fushë.

Me interes të madh është dhe mbijetesa, aty ku në luftë janë 4 ekipe. Tirana luan derbin me Dinamon, që e ka siguruar një vend në Final 4. Bardheblutë, edhe pse aktualisht të renditur në vendin e parafundit, kanë shanse të shkojnë në Play Out, maksimumi që mund të arrijnë, vetëm nëse fitojnë derbin me Dinamon.

Avantazhi i bardhebluve janë ndeshjet direkte që ka fituar me tre ekiipet e tjera. Ndërkohë, një përballje finale është dhe ajo mes Bylisit dhe Skënderbeut, ku secila prej tyre nëse fiton, shpëton direkt, ndërsa Laçi që përballet me Vllazninë, mënyra e vetme të shkojë në Play Out është të mundë kuqeblutë dhe të shpresojë te barazimi apo humbja e Skënderbeut me Bylisin. 

Të gjitha ndeshjet do të luhen të dielën, në orën 15:30 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos