Kategoria Superiore, sezoni i Partizanit vendoset në një ndeshje

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 16:42 | Futboll

Kategoria Superiore, sezoni i Partizanit vendoset në një ndeshje

I dënuar për të fituar! Partizani luan ndeshjen e sezonit përballë Elbasanit në Arenën e Demave. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, demat nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të fitojnë ndaj verdhebluve në javën e fundit të Superiores.

Sezoni për ekipin e kuq nuk ka qenë më i miri e veçanërisht në dy fazat e fundit. Kjo për shumë faktor, por kryesori mbetet largimi i katër lojtarëve me peshë në merkaton e dimrit, si Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Kristjan Mba, të katër lojtarë që mbanin veshur fanellën e titullarit.

Mungesa e tjera, vihet re nëse do të krahasonim gjysmën e sezonit me dy fazat e fundit. Partizani nuk sulmon më, në 8 ndeshjet e fazës së katërt ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 8 ndërsa ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Në ndryshim nga faza e parë, kur Partizani ishte thuajse perfekt me 16 pikë udhëhiqte në krye. Përballë Elbasanit detyra do të jetë shumë e vështirë. Në 10 ndeshjet e fundit, verdheblutë nuk kanë humbur asnjë ndërsa Partizani ka pësuar 7 disfata, çfarë kanë bërë që sot të diskutojë vendin e katërt.

Pavarësisht kësaj, Partizani do të luftojë deri në sekondën e fundit në një ndeshje që i duhen vetëm 3 pikë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos