Kategoria Superiore, Tirana sfidon Erzenin, Partizani pret Dinamon në shtëpi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 09:59 | Futboll
Kategoria Superiore, Tirana sfidon Erzenin, Partizani pret Dinamon në

Këtë të hënë, rikthehet superliga shqiptare me ndeshjet e javës së 14-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshja që ngre siparin është ajo mes Erzenit dhe Tiranës në stadiumin e Rrogozhinës. Shijakasit duan patjetër 3 pikë, pasi në 5 ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë fitore, ndërsa te Tirana kërkojnë vazhdimësi.

Në ndeshjen e fundit bardheblutë fituan me vështirësi përballë Kukësit, megjithatë përballë Shijakut fitorja nuk diskutohet nëse duan të shpresojnë për një vend mes katër më të mirëve.

Në orën 17:00 do të luhet derbi i kryeqyteti. Partizani pret Dianamon në Arenën e demave. Të kuqtë po kalojnë një formë të shkëlqyer duke udhëhequr klasifikimin së bashku me Egnatian.

Nën drejtimin e Arbër Abilaliaj, kryeqytetasit janë gati për ndeshjen, ndërsa Dinamo kërkon t’i largohet sa më shpejt zonës së ftohtë të renditjes, edhe pse aktualisht është në vendin e 6-të, është 3 pikë larg Teutës së vendit të fundit.

Java mbyllet nesër me 3 ndeshjet e tjera. Laçi pret Egantian, Vllaznia udhëton në Durrës ndërsa Kukësi pret Skënderbeun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos