
Kombëtarja shqiptare U-21 po përgatitet në kuadër të Kampionatit Europian 2027, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Ukrainës.
Në listë janë ftuar 21 futbollistë, ndërsa grumbullimi do të nisë më 28 shtator në Tiranë. Përballja me Ukrainën do të luhet më 5 tetor, në orën 15:30, në stadiumin në Eger të Hungarisë ndryshe ku ishte planifikuar fillimisht takimi në Debrecen, shkruan A2.
Lista e Bushit sjell edhe katër risi. Për herë të parë me Shpresat janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa Numan Ajetovik i Egnatias dhe Omer Bajraktari i Malishevës janë dy emrat e tjerë të rinj që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.
Sfida me Ukrainën do të shërbejë si një tjetër test për grupin e Alban Bushit, në kuadër të përgatitjeve për EURO 2027, turne ku Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale si një nga vendet organizatore.
Edhe Ukraina e ka përfshirë këtë miqësore në programin e saj të përgatitjeve. Një test i mirë që do ti shërbejë të dyja skuadrave për të parë gjendjen fizike të lojtarëve në prag të një kompeticioni të rëndësishëm sic është Kampionati Europian 2027. (A2 Televizion)