
Valencia ka prezantuar meksikanin Javier Aguirre si trajnerin e ri.
67-vjeçari drejtoi Meksikën në Botërorin e këtij viti dhe merr Valencian në një pozitë mjaft të vështirë, duke qenë se ndodhet në vendin e parafundit në kampionat, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Valencia ka arritur një marrëveshje me Havier Agirre si trajnerin e ri.
Trajneri meksikan do t’i bashkohet klubit deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi do të ketë një opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon shtesë.
Havier Agirre mbërrin te Valencia pasi drejtoi kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Botës 2026, ku Meksika arriti deri në fazën e 1/8-ve të finales. Kjo ishte pjesëmarrja e tij e tretë si trajner i kombëtares meksikane në këtë turne, pas edicioneve të zhvilluara në Kore dhe Japoni në vitin 2002 dhe në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Gjatë një karriere të gjatë në pankinë, trajneri i ri i Valencia CF ka drejtuar klube të LA LIGA-s si Osasuna, Atletiko Madrid, Real Zaragoza, Espanjol, Leganes dhe Majorka, si dhe ka pasur eksperienca ndërkombëtare me klube dhe kombëtare në Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Meksikë.
Ndër arritjet e tij kryesore në Spanjë është kualifikimi për Ligën e Kampioneve me Osasunën. Në arenën ndërkombëtare, ai ka fituar Kupën e CONCACAF-it (2009 dhe 2025) dhe CONCACAF Liga e Kombeve (2024-25) me kombëtaren meksikane, ndërsa në vendin e tij ka fituar titullin e Ligës me Paçukan (1999) dhe Ligën e Kampionëve të CONCACAF-it me Monterej (2021).
Havier Agirre do të prezantohet para mediave si trajneri i ri i Valencias këtë të hënë, më 28 shtator, në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit “Mestalla”. (A2 Televizion)