Konferenca për shtyp, Daku dhe Seferi: Gati të bëjmë gjithçka për vendin e parë

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 17:33 | Futboll

Çdo ndeshje të japim maksimumin për të arritur objektivin, vendin i parë në grup ! Kështu janë shprehur në konferencën për shtyp dy futbollistët e kombëtares shqiptare Mirlind Daku dhe Taulant Seferi. Dy sulmuesit po  kalojnë një periudhë të mirë, me gola dhe asist në kampionatet ku luajnë ndërsa duan që këtë formë ta tregojnë dhe në ndeshjet e Nations League.

Taulant Seferi u shpreh: “Sa i përket objektivit tonë si vend i parë dhe të gjithë po flasin. Objektivi ynë është vendi i parë, por ne si gjithë ekipi së bashku duhet të shohim çdo ndeshje. Në futbollin sot nuk ka ndeshje të lehtë. Duhet të japim maksimumin, të jemi të përqenduar 100%. Shpresoj në fund të jetë siç të gjithë po flasin. Do jetë e mirë për të gjithë ne. Neva na mbetet të punojmë fort, të jemi të fokusuar dhe të shohim ndeshje pas ndeshje”.

Mirlind Daku tha: “Unë jam 100% i gatshëm për kombëtaren dhe kam qenë gjithmonë. Këto momente që me ekipin e ri nuk kam luajtur, nuk ka të bëjë shumë dallim. Nuk vi nga ndonjë dëmtim, por ka qenë zgjedhje e trajnerit që të vazhdojë me lojtarët që ka punuar më herët. Kur luan rregullisht, normale që e ke atë… Shpresoj të kemi fat kështu për të vazhduar. Nëse nuk luajmë tek ekipi, me kombëtaren të shënojmë gola dhe të arrijmë suksese”.

Trajneri Rolando Maran kërkon nga skuadra përqëndrim maksimal. Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e para zyrtare për trajnerin e kombëtares shqiptare. Pas dy humbjeve në miqësoret e qershorit, italiani tani kërkon ti ndryshojë fytyrën skuadrës dhe ta nisi  mbarë Nations League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos