“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”

Nga Dea Kozma
25 Shtator 2026, 10:13 | Futboll

Vedat Muriqi ishte heroi i Kosovës në fushë, por pas golit të fitores vëmendjen e mori edhe festimi i tij. Pas rrjetës në minutën e 83-të, sulmuesi kosovar shfaqi një bluzë me mesazhin “Liri për çlirimtarët”, ndërsa në pjesën e pasme ishte shkruar “Jo në emrin tim”.

Mesazhi lidhej me zhvillimet e fundit rreth ish-krerëve të UÇK-së dhe proceseve gjyqësore në Dhomën e Specializuar të Kosovës në Hagë. Pamjet e festimit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale dhe morën vëmendje të madhe pas ndeshjes, shkruan A2.

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë pas takimit se ua dedikon fitoren çlirimtarëve dhe ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët javën e shkuar u dënuan me 81 vjet burgim.Muriqi, megjithatë, foli fillimisht me atë që bëri në fushë: një gol vendimtar që i dha Kosovës tri pikët në fillimin e Ligës së Kombeve.Kapiteni u kthye kështu në protagonistin absolut të mbrëmjes në Prishtinë, me golin e fitores dhe një festim që u bë pjesë e diskutimit pas ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos