Kualifikueset “Euro 2025”, përfaqësuesja Shpresa kundër Finlandës dhe Zvicrës

Nga Erald Kodhelaj
12 Mars 2024, 16:20 | Futboll

Kualifikueset “Euro 2025”, përfaqësuesja Shpresa

Kundër Finlandës dhe Zvicrës për të vijuar ëndrrën e kualifikimit në Euro 2025. Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Shqipërisë do të kthehet në fushë në datat 22 dhe 26 mars, për duelet e radhës në eliminatore.

Dy sfida që mund të jenë udhëkryqi i sezonit, me kuqezinjtë që pas 5 ndeshjeve kanë grumbulluar 9 pikë. Shpresat janë të tretët në Grupin E, vetëm 2 pikë larg Zvicrës kryesuese.

Për dy duelet e rëndësishme, trajneri Alban Bushi publikoi listën me 23 futbollistë të grumbulluar, ku spikasin portieri Simoni i Frankfurt, Adrian Bajrami i Benfikës apo Medon Berisha i Leçes.

Kualifikueset “Euro 2025”, përfaqësuesja Shpresa

Mbrojtja është reparti ku ka më tepër alternativa, me plot 9 futbollistë, megjithatë Shpresat kuqezi do të provojnë ti fitojnë ndeshjet për të synuar finalet e Kampionatit Europian.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos