Vllaznia merr fitoren e pestë radhazi, Egnatia vetëm 2 pikë para

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 19:38 | Futboll

Vllaznia merr fitoren e pestë radhazi, Egnatia vetëm 2 pikë para

Vllaznia ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur këtë të hënë Skënderbeun në Korçë.

Ndeshja u vendos nga një gol i realizuar me penallti nga kapiteni Bekim Balaj në minutën e 71-të. Me këtë fitore, tashmë shkodranët kanë shkuar në kuotën e 49 pikëve, vetëm dy më pak se Egnatia kryesuese e Kategorisë Superiore.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj të hënë, ajo mes Dinamos dhe Teutës, është shtyrë për shkak të terrenit të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shit të rëna në qytetin bregdetar të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos