Kupa e Azisë 2024, mposhti Korenë e Jugut, Jordania në finale

Nga Erald Kodhelaj
7 Shkurt 2024, 09:58 | Futboll

Kupa e Azisë 2024, mposhti Korenë e Jugut, Jordania në finale

Jordania është surpriza më e madhe e Kupës së Azisë 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Husein Amuta mposhti 2-0 në gjysmëfinale favoritët e Koresë së Jugut dhe siguroi biletën në aktin e fundit për trofeun.

Golat e shënuar nga Al-Naimat dhe Al-Tamari i dhuruan jordanezëve finalen e parë historike të turneut. Koreanët nuk arritën të realizonin mrekullitë e ndeshjeve të kaluara, si ndaj Arabisë dhe Australisë, ku edhe pse e kishin parë veten në avantazh, arritën të realizonin përmbysjen e madhe.

Këtë herë, festoi Jordania, që në finalen e së shtunës do të luajë kundër fituesit të çiftit ndërmjet Iranit dhe Katarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos