Superkupa e Spanjës dhuron emocione pafund, Barcelona mposht Realin për trofeun e parë sezonal

Nga A2 CNN
12 Janar 2026, 09:10 | Futboll

Superkupa e Spanjës dhuron emocione pafund, Barcelona mposht Realin

Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës në finalen përballë Real Madrid, në ndeshjen e luajtur në Arabinë Saudite.

Barcelona kishte më shumë kontrollin e topit, por ishte Reali që krijoi raste më të pastra për shënim në ndeshjen që përfundoi 3-2.

Avantazhi i Raphinha "ndezi" sfidën, teksa në shtesën e pjesës së parë erdhën tre gola me radhë, që çuan shifrat në 2-2. Vinicius, Lewandowski dhe Gonzalo ishin autorët e golave, shkruan A2.

Në pjesën e dytë, Reali ishte më kërkues duke krijuar disa raste radhazi për shënim. Por ishte përsëri Raphinha ai i cili ktheu në avantazh katalanasit, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos