Premier League/ Arsenal dhe Liverpol ''në paqe'', “Topçinjtë” mbeten në krye

Nga Dea Kozma
9 Janar 2026, 17:54 | Futboll

Premier League/ Arsenal dhe Liverpol ''në paqe'',

Nuk kishte fitues në supersfidën e javës në Premier League me Arsenal dhe Liverpool që e mbyllën në paqe takimin mes tyre.

Java e 21-të u mbylll të enjten në mbrëmje me një ndeshje të shumëpritur nga tifozët, por që prodhoi shumë pak në fushë, shkruan A2.

“Topçinjtë” morën frenat e lojës dhe bënë më shumë presion në fushën kundërshtare, por nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin. Në anën tjetër, Liverpool i frikësuar për të mos humbur ndeshjen, u mbyll në mbrojtje duke u bërë një mur i pakalueshëm për repartin ofensiv të londinezëve.

Mundësitë më të mira për shënim i kishin Saka, Timber apo Trossard, por asnjë nga goditjet e tyre nuk shkon brenda në kuadrat.

Nga ana tjetër, për “The Reds” ishte një ndeshje që la shumë për të dëshiruar dhe këtë e tregoi dhe fakti që në 90 minuta nuk goditën asnjëherë në portë.

Pas kësaj ndeshje, Arsenal mbetet në krye me 49 pikë, duke u shkëputur me 6 pikë nga City dhe Aston Villa, ndërsa Liverpool pozicionohet i katërti në renditje me 35 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos